UBT News

Një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19

Një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë testuar 4 mijë e 297 mostra prej të cilave rezultuan 64 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

IKShPK njofton se janë shëruar edhe 409 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 543./UBTNews

Exit mobile version