Një person ka vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 797 kurse 61 persona janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 817 mijë e 199 doza të vaksinës.
Deri sot 818 mijë e 72 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/