Një person ka vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 55 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 816 mijë e 842 doza të vaksinës. 817 mijë e 873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 812./UBTNews/