UBT News

Një i vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Një person ka vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 188 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 864.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 816 mijë e 266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817 mijë e 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 98 mijë e 286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version