Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërkaq janë regjistruar 267 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 56 mijë e 118 raste nga 209 mijë e 960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 411 raste të vdekjes./UBTNews