Një person ka vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe 40 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 576.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 822 mijë e 352 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 100 mijë e 125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/