UBT News

Një i vdekur dhe 25 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 si dhe janë regjistruar 25 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 362 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 335.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 419 mijë e 979 doza të vaksinës. Deri më sot 598 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews

Exit mobile version