UBT News

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 1 mijë e 21 kurse 137 persona janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 815 mijë e 802 doza të vaksinës.

Deri sot 817 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version