UBT News

Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 20 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 428.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 239 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version