Një person ka vdekur dhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 202 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 771.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 732 mijë e 948 doza të vaksinës. 799 mijë e 114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 43 mijë e 760 me doza përforcuese dhe 2 mijë e 199 doza të treta të vaksinës janë dhënë./UBTNews