Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 178 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive është 64 mijë e 519 raste nga 268 mijë e 625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 545 raste të vdekjes./UBTNews