Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga testimi i 2 mijë e 355 mostrave rezultuan 17 raste pozitive.
MSh-ja njoftoi se janë shëruar edhe 86 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 562.
Në 24 orët e fundit u vaksinuan 10 mijë e 185 persona./UBTNews
