Një person ka vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 644 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 396.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 211 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 808 mijë e 724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813 mijë e 734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 96 mijë e 408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews