Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një sulmi në një klinikë mjekësore në qytetin ukrainas Dnipro.
Zelensky tha të premten se: “Terroristët rusë konfirmojnë edhe njëherë statusin e tyre të luftëtarëve kundër çdo gjëje njerëzore dhe të ndershme”.
Ai shtoi se “pasojat e bombardimeve janë duke u eliminuar dhe viktimat janë duke u shpëtuar. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë të përfshira”./UBTNews/