UBT News

Një i vdekur dhe 14 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe dhjetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 350.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 339 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version