Një rast i vdekjes nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste pozitive nga testimi i 1 mijë e 904 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.
Në Kosovë janë shëruar edhe 93 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 551./UBTNews