UBT News

Një i vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Gjilani si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 139 raste nga 81 mijë e 704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version