UBT News

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 2 mijë e 74 mostrave.

Në Kosovë janë shëruar edhe 146 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 198.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 647 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë në total 80 mijë e 126 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version