UBT News

Një i vdekur dhe 103 raste të reja me COVID-19

Një rast i vdekjes është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se brenda 24 orëve janë regjistruar 103 raste të reja nga testimi i 2 mijë e 100 mostrave.

Rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Në Kosovë janë shëruar edhe 248 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 749./UBTNews

Exit mobile version