Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 101 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218 mijë e 265.
Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 883.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 195 të vaksinës kundër COVID-19.