Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 raste të reja me COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.”, njofton IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 345 nga 75 mijë e 973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes./UBTNews