Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistrua një rast i vdekjes me COVID-19.
“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK).”, njofton IKSHPK-ja.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.”, njofton IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 425 nga 76 mijë e 623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes./UBTNews