Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një pacient si pasojë e COVID-19, ndërkaq u regjistrua rekord i rasteve të reja me COVID-19, 284 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.
IKSHPK-ja njofton se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 18 mijë e 910 nga 91 mijë e 98 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes./UBTNews