UBT News

Një i vdekur, 15 të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, janë shëruar 15 pacientë, si dhe janë regjistruar tri raste të reja.

Rastet e regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: një rast në Senik, një rast Carrallukë dhe një rast në Vërmicë.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot me COVID-19 janë prekur 480 persona, prej tyre 370 janë shëruar, 30 kanë vdekur, dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 80 persona”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version