UBT News

Një i vdekur, 11 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimi i 3 mijë e 291 mostrave rezultuan vetëm 11 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 258 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 303./UBTNews

Exit mobile version