UBT News

Një i vdekur, 11 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Komuna e Malishevës njofton se rastet e reja janë nga këto vendbanime: nga tri raste në Malishevë dhe Bellanicë, dy raste në Senik dhe nga një rast në Bubavec, Janqist dhe Lladrovc. Ndërkaq bëhet e ditur se një person është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, gjithsej 371 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 265 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë 79 persona”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës./UBTNews

Exit mobile version