UBT News

​Një i therur për vdekje në kryeqytet

Një mosmarrëveshje mes dy personave sonte në rrugën “Tirana” në Prishtinë ka përfunduar tragjikisht, pasi njëri prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur të dielën në orën 20:30, ku dyshohet se viktima është goditur nga një person tjetër me mjet të mprehtë.

“Më datë 27 tetor 2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.

Exit mobile version