UBT News

Një i shëruar dhe dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë u shërua një pacient me COVID-19. Brenda 24 orëve të fundit u regjistruan dy raste të reja.

“Raste e reja vijnë nga fshatrat Drenoc dhe Bubël, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë raste.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 249 raste, prej tyre 219 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me COVID-19 janë edhe gjashtë persona./UBTNews

Exit mobile version