UBT News

Një i pastrehë vdes çdo 6.5 orë në Mbretërinë e Bashkuar

Mbi 4 mijë të pastrehë kanë vdekur në katër vjetët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas shifrave të reja. Kjo nënkupton një vdekje në 6.5 orë në vitin 2022.

Sipas statistikave që u publikuan të hënën, u regjistruan 1 mijë e 313 vdekje të të pastrehëve në vitin 2022 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një rritje prej 85% krahasuar me vitin 2019.

Pavarësisht uljes së numrit të viktimave në Uells dhe Irlandën e Veriut, numri i viktimave në mesin e të pastrehëve në përgjithësi u rrit me më shumë se 20% në Angli dhe Uells krahasuar me vitin 2021./UBTNews/

Exit mobile version