Policia e Kosovës njofton se një i mitur nga Prishtina dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të vogël. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews