UBT News

Një i mitur nga Gjilani sulmoi fizikisht motrën e tij

Një i mitur nga Gjilani kishte shkaktuar probleme në shtëpi, dhe pas alivanosjes së motrës së tij, e ka sulmuar fizikisht atë. Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:20.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij viktimës femër kosovare e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit në prezencën e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë./UBTNews

Exit mobile version