Një person është arrestuar të hënën, më 24 mars 2025, si i dyshuar për tentim vrasje në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër që është ende në arrati, sulmuan viktimën në orët e hershme të mëngjesit.
Viktima u dërgua për tretman mjekësor pas sulmit. Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit në arrati. Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës./UBTNews/