UBT News

Një i arrestuar për dyshime për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në koordinim me prokurorin për krime të rënda, janë realizuar kontrolle në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të sigurimit të provave lidhur me dyshimet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Gjatë këtij operacioni, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer falsifikim të dokumenteve, si dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Si prova materiale janë sekuestruar një laptop, telefona mobilë, para në euro dhe dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Exit mobile version