UBT News

Një horror në Netflix po lë pa fjalë shikuesit: Ç’dini për Brand New Cherry Flavor?

Nëse jeni në kërkim të një seriali horror që nuk ngjan me asgjë tjetër që keni parë më parë, atëherë “Brand New Cherry Flavor” mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet.

Pavarësisht se ka kaluar thuajse i pavërejtur kur u publikua në vitin 2021, seriali po përjeton një “rilindje” të vonuar falë komenteve virale në Reddit dhe valës së re të shikuesve që po e zbulojnë tani.

Me Rose Salazar në rolin kryesor, ngjarja ndjek një regjisore të re që arrin në Los Angeles në vitet ‘90 me ëndrrën për të bërë një film horror. Por shpejt e gjen veten të zhytur në një botë të errët, të çuditshme dhe plot magji, ku hakmarrja, ritualet dhe halucinacionet bëhen realitet.

Komentet e fansave janë të qarta: ky është një nga serialet më të çuditshëm dhe më tronditës të Netflix, dhe është pikërisht kjo arsyeja pse po pëlqehet aq shumë. “Është seriali më i frikshëm që kam parë ndonjëherë. I errët, vizualisht i mrekullueshëm dhe absolutisht i pazakontë,” shkruan një përdorues në IMDb, ku ka një vlerësim prej 8/10.

Ndryshe nga frikat klasike apo serialet me përbindësha të zakonshëm, “Brand New Cherry Flavor” eksploron anën më të thellë dhe më të turbullt të psikikës njerëzore, duke dhënë ndjesinë e një ëndrre të frikshme nga e cila nuk zgjohesh dot.

Seriali është i disponueshëm në Netflix. Ndoshta nuk është për të gjithë, nëse guxoni ta shihni, gjasat janë që nuk do ta harroni kurrë.

Exit mobile version