Aktivistët vunë një flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër të enjten për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus. Grupi Led By Donkeys publikoi një fotografi në Twitter.
“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë, një shtet i pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje”, shkroi grupi në Twitter.
“Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas jashtë ambasadës së tij në Londër do të shërbejë për t’i kujtuar atij këtë”, thuhet tutje në shkrimin e grupit./UBTNews/