UBT News

Një grup futbollistesh afgane zbarkoi në Britani të Madhe

Një grup i futbollisteve femra nga Afganistani ka fluturuar drejt Britanisë së Madhe, kulmi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme shpëtimi që filloi pasi talibanët morën pushtetin.

Për këtë operacion u bashkuan një kastë personazhesh, qoftë myslimanë, filantropistë dhe figura të tjera. Grupi i vajzave të moshës 13-19 vjet mbërriti atje gjatë mesnatës.

Fluturimi ishte organizuar nga një organizatë ndihme hebreje dhe u pagua nga ylli Kim Kardashian-West.

“Misioni u përmbush. Jam shumë krenare dhe e lumtur me këto vajza. Ato u traumatizuan. Përjetuan kaq shumë gjëra dhe ia dolën të qëndrojnë të forta. Tani ato mund ta fillojnë një jetë të re dhe të frymojnë lirshëm”, deklaroi Khalida Popal, ish-menaxhere e ekipit kombëtar./UBTNews

Exit mobile version