Trupi i një gruaje është nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie në Kiev pasi qyteti u sulmua me dronë mëngjesin e sotëm, tha kryebashkiaku i qytetit.
Vitali Klitschko thotë se një person është ende i bllokuar nën rrënojat e një shtëpie në lagjen Shevchenkivskyi dhe se tri viktima janë dërguar në spital.
“Gjithçka që po ndodh [këtu] është terrorizëm”, u tha ai gazetarëve./UBTNews/