UBT News

Një grua nga Afrika lind 10 foshnje

Një grua nga Afrika e Jugut ka lindur dhjetë foshnje, dhe ky rast shënon rekord botëror.

Bashkëshorti i Gosiame Thamara Sithole thotë se ata ishin të befasuar nga lajmi, meqë nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, kanë kuptuar se do të kenë tetë foshnje.

“Kemi shtatë djem dhe tri vajza. Jam shumë i lumtur. I emocionuar. Nuk mund të flasë”, deklaroi bashkëshorti i saj.

Sithole 37-vjeçe, më parë solli në jetë binjakë, të cilët tani janë gjashtë vjeç. Raportohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, pas lindjes me prerje cezariane, të hënën mbrëma në Pretoria.

Aktualisht rekordin Guinness e mban një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila në vitin 2009 lindi tetë foshnje në një lindje të vetme./UBTNews

Exit mobile version