UBT News

Një grua ndalohet në aeroportin e Prishtinës, e kishte marrë pasaportën zvicerane të dikujt tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një grua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nën dyshimin se pasaportën e saj zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një të dyshuarës tjetër, shtetase e Shqipërisë.

E dyshuara është ndaluar të hënën në Aeroportin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin e dyshimit të “Falsifikimit të dokumentit” është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, të cilët kanë vendosur që rastin ta procedojnë në procedurë të rregullt.

Exit mobile version