Shirat e dendur gjatë natës përmbytën kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonën, dhe vranë një grua 55-vjeçare e cila u bllokua nga uji në bodrumin ku ajo jetonte, tha të enjten Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Reshjet intensive të shiut dhe erërat kanë dëmtuar makinat dhe kanë përmbytur rrugë, ndërtesa dhe stacione të transportit publik, madje duke bllokuar disa linja metroje. Autoritetet mbyllën rrugët përreth kryeqytetit dhe tuneleve të qytetit.
Mes qindra incidenteve të raportuara, spitali San Francisco Xavier humbi një pjesë të çatisë së tij dhe uji përmbyti një pjesë të ndërtesës.
Autoriteti i Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre.
Agjencia portugeze e motit IPMA ka vendosur të gjitha rrethet e Lisbonës nën alarmin e kuq, më i ashpëri nga tre nivelet, dhe parashikon që shiu të zgjasë deri të premten./UBTNews/