UBT News

Një grua gjendet e vdekur në Prizren

Mesditën e së hënës një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version