Një grua është arrestuar për vrasjen e blogerit rus Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg dje, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë.
Hetuesit njoftuan sot se 26-vjeçarja Daria Trepova është arrestuar pas shpërthimit të kafenesë ku u plagosën edhe dhjetëra persona.
Zyrtarët në Rusi thanë se Tatarsky, i cili ishte një mbështetës i zjarrtë i luftës në Ukrainë, u vra ndërsa po mbante një diskutim në kafenenë në bregun e lumit Neva.
Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë pohojnë se ai po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.
Z. Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxim Fomin, kishte më shumë se 560,000 ndjekës në Telegram dhe ishte një nga blogerët ushtarakë më me ndikim që kanë dhënë komente për pushtimin rus të Ukrainës./UBTNews/