Një grua është arrestuar dje në Mitrovicë për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
Siç ka informuar Polica, e dyshuara veprën e lartëcekur e ka kryer ndaj dy vajzave.
“Pas intervistimit të palëve në prezencë të punëtorit të QPS-së me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.