Policia sot ka bërë të ditur se një grua në Rahovec ka informuar se ish-bashkëshorti i saj i kishte marrë fëmijët e saj dhe kishte udhëtuar për në Gjermani, pa aprovimin e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj”, është bërë e ditur në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 12.02.2023.
Rasti është cilësuar si “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.