UBT News

Një gjykatë në Pakistan liroi një të dyshuar për përdhunim pas marrëveshjes për t’u martuar me viktimën

Një gjykatë në Pakistan liroi të hënën një burrë që u dënua për përdhunim pas arritjes së një marrëveshje se do të martohej me viktimën, tha avokati i tij. Kjo ngjalli reagim te aktivistët e të drejtave të njeriut që thonë se vendimi rrezikon normalizimin e dhunës seksuale në Pakistan.

23-vjeçari Daulat Khan, në muajin maj u dënua për përdhunimin e gruas së shurdhër, 36 vjeç, në vitin 2020 në rrethin verilindor të Swat, provincën Khyber Pakhtunkhwa, sipas avokatit të tij, Amjad Ali Khan. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe gjobë 100 mijë rupi (rreth 440 dollarë), tha avokati. Më pas gruaja lindi një fëmijë si pasojë e përdhunimit, njoftoi ai.

Të hënën, Gjykata e Lartë e Peshavarit liroi Daulat Khan pasiqë ata u martuan ligjërisht në fillim të dhjetorit pas arritjes së një marrëveshjeje jashtë gjykatës përmes një “jirga” vendas – një këshill i të moshuarve që merr vendime bazuar në ligjin e Sheriatit./UBTNews/

Exit mobile version