Një gjykatë ushtarake në Mianmar ka dënuar një gazetar japonez me dhjetë vjet burg për rebelim dhe shkelje të ligjit për komunikimet elektronike për shkak që filmoi një protestë antiqeveritare në muajin korrik, tha një diplomat japonez të enjten.
26-vjeçari Toru Kubota u arrestua nga policia me rroba civile në Yangon, teksa po filmonte një dokumentar për të cilin kishte punuar për disa vite, sipas një peticioni të Change.org, që kërkon lirimin e tij.
Kubota u dënua të mërkurën me tre vjet për rebelim dhe shtatë vjet për akuzat e komunikimit, sipas Tetsuo Kitada, zëvendësshef i misionit në Ambasadën e Japonisë në Myanmar, duke cituar një avokat që përfaqëson rastin e tij.
Kitada i tha CNN se vendimi i gjykatës u mor “prapa dyerve të mbyllura” dhe se avokati të Kubotas nuk iu lejua të merrte pjesë./UBTNews/