UBT News

“Një fustan dhe një mesazh, mund të ndryshojnë botën”

Prezantimi i Louise Xin Couture me mesazh politik dëshmon se një fustan mund të ndryshojë botën, ose të paktën mënyrën se si e shihni.

Marka me bazë në Stokholm u lansua në nëntor të vitit 2020 nga stilistja Louise Xin. Marka e parë në Skandinavi që nuk shet fustanet, por vetëm i jep me qira. Ideja është e thjeshtë: klientët mund të marrin me qira fustane të punuar me dorë për raste të veçanta, transmeton UBT News.

Dizajnet krijohen nga sa më shumë materiale të ricikluara dhe pëlhurat e mbetura kthehen në lule të punuara me dorë dhe në detaje që të mund të aplikohen në fustane.

Por dizajnet nuk ishin të vetmet që jepën një mesazh, vëmendje iu kushtua në veçanti prezantimit.

Pllakat në duart e modeleve bënin thirrje që shoqëria të bashkohej përmes parullave si “Unë qëndroj me Afganistanin” dhe “Unë qëndroj me Tigray”.

Mesazhi arriti majat kur një modele mbante një tabelë me fjalët:
“Lironi Ujgurët: Jepni fund çdo gjenocidi”.

Ndërsa një modele tjetër mbante një pllakë ku thuhej: “Shpresoj të jetoj aq gjatë sa të shoh fëmijët e Palestinës, Afganistanit, Irakut dhe Sirisë të zgjohen nga zhurma e shpendëve [dhe] jo bombave”.

Dizenjatorja Xin tregoi se kishte marrë një email nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.
Lajmi për veprën e dizenjatorës duket se kishte tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale në Kinë.

“Unë kisha një takim me ta dhe ata thjesht donin të siguroheshin që unë dhe ekipi im jemi mirë dhe nuk kemi marrë ndonjë kërcënim të madh dhe se ata do të mbrojnë të drejtat tona të çmuara për lirinë e fjalës. Shumë mirënjohëse ndaj tyre”, shkroi ajo.

“Qëndroni për atë që është e drejtë, jo vetëm për veten tuaj, por [edhe] për ata të cilëve u morën zërin”, shkroi ajo mes tjerash.

Ajo falendëroi revistën Vogue Scandinavia e cila, sipas saj, është revista e parë e guximshme e modës në Skandinavi që qëndron për të drejtat e njeriut./UBTNews

Poshtë shihni disa nga fustanet e koleksionit:

Exit mobile version