Arkeologët që gërmonin në Pompei kanë zbuluar një furrë buke që u përdor edhe si një burg ku skllevër dhe gomarë mbylleshin dhe shfrytëzoheshin për të bluar miellin.
Zbulimi paraqitet si një hapësirë e ngushtë me vetëm dritare të vogla me grila hekuri për kalimin e dritës dhe gropa në dysheme për të drejtuar lëvizjen e kafshëve.
Furra e bukës ndodhet në Regio IX, insula 10, ku gërmimet janë duke u zhvilluar si pjesë e një projekti më të madh për të mbështetur dhe mirëmbajtur frontet që rrethojnë zonën ende të paeksploruar të qytetit antik romak që u varros nga shpërthimi i malit të afërt Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit./ANSA/