UBT News

Foshnja e porsalindur që duket si e moshuar

Në Afrikë të Jugut u lind një foshnje që duket si e moshuar. Kjo gjendje e rrallë mjekësore njihet si progeria – një çrregullim progresiv gjenetik që bën që fëmijët të plaken me shpejtësi. Progeria njihet edhe si Hutchinson-Gilford.

Kjo foshnje ka shokuar familjarët e nënës së saj 20-vjeçare dhe tërë komunitetin. Gratë e komunitetit e kishin vënë re që ajo ishte ndryshe nga foshnjet tjera. Duart e saj ishin të deformuara dhe lëkura e saj me rrudha. Ajo aktualisht është në spital me të ëmën.

“Na thanë se ishte me aftësi të kufizuara. Vura re gjatë lindjes së saj se kishte diçka të çuditshme me të. Ajo nuk qau dhe po merrte frymë përmes brinjëve të saj”, tha gjyshja e saj.

Progeria është një çrregullim i rrallë gjenetik që ndikon që fëmijët të plaken shpejt. Zakonisht simptomat nuk shfaqen kur lind fëmija, por gjatë vitit të parë. Sidoqoftë, në disa raste si ky, ka disa shenja që nga lindja.

Ky çrregullim prek 1 në 20 milionë njerëz në gjithë botën, dhe nuk ka shërim. Ontlametse Phalatse, që mori zemrat e të gjithëve në Afrikë të Jugut për betejën e saj me çrregullimin progeria, vdiq në moshën 18-vjeçare në vitin 2017./UBTNews

Exit mobile version