Një fëmijë është rrëzuar në shkallët e një klinike në QKUK dhe ka marrë lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Gazetën Express.
“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.
Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.
“Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.
“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.